Në episodin e fundit të “Më lër të flas” është e ftuar Dojna Mema me partnerin e saj Vlashent Sata, të cilët janë në një pritje të ëmbël.

Sapo takoi Romeon, Dojna tregoi se mes tyre ka pasur hatërmbetje, pasi Romeo nuk ka pranuar ftesën për të shkuar në emisionin e saj të FunClub për BigBrother.

Romeo tha se nuk shkoi sepse në atë periudhë e kishte harruar gjuhën shqipe, por i premtoi se do shkonte vitin tjetër.

Dojna: Jemi pajtuar nga hera e fundit ne?

Romeo: Ccfarë do nxjerrësh nga goja moj Dojna?

Dojna: Do tregoj një gjë unë, këtë djalin këtu kushedi sa herë e kam ftuar në FunClub, nuk e ke idenë. Nuk e di pse nuk erdhi.

Donaldi: Është njeri negative ai. Ngaqë nuk përballonte dot debatet, se atje kishte shumë njerëz që na donin të mirën

Romeo: Donaldi ka të drejtë, por në atë atë periudhë kohe unë harrova shqipen dhe nuk doja të lija nam. Po çke se vij te dyshi unë

Dojna: Unë prap të kam xhan

Top Channel