E papritur! Bebi lëviz gjatë intervistës, reagimi emocionues i Dojnës dhe Vlashentit

15/07/2022 22:12

Në episodin e fundit të “Më lër të flas” është e ftuar Dojna Mema me partnerin e saj Vlashent Sata, të cilët janë në një pritje të ëmbël.

Ata presin një djalë, ndërsa emocionet janë ndjerë edhe gjatë intervistës. Gjatë momentit që Vlashenti po tregonte sesa e përkushtuar ka qenë Dojna në rrugëtimin e pritjes së ëmbël, papritur bebi i saj lëvizi në bark.

Të dy ata u emociunuan, ndërsa Dojna tregoi që Vlashenti e ka kuptuar para saj se kur ka lëvizur bebi për herë të parë në bark.

Përgjithësisht lëviz në këtë orë. Vlashenti e ka kuptuar para meje kur ka lëvizur bebi. Realisht, përpara e ka ndjerë Vlashenti,sesa unë që e kisha në bark, nuk e di sesi ka mundësi”, tha Dojna në “Më lër të flas”.

Dojna me Vlashentin do bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt dhe janë në pritje të një djali.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel