“Dua të futem në Big Brother”/ Rrëfehet Juli, nuk kursen kunjat për çiftet e ‘Përputhen’ dhe për Sindin

15/07/2022 19:55

Julian Lala apo siç të gjithë e njohim ‘Aventurat e Julit’ ishte i ftuar këtë të premte në “Pushime On Top” për të prezantuar mënyra alternative  se ku mund ta shijosh Borshin pa shumë para.

Përpos Borshit, Juli ka folur për shumë gjëra me gazetaren Irini Meçe, duke rikujtuar eksperiencën në Përputhen si një kujtim të bukur dhe që e ka shijuar pafund.

Po me cilët nga ish konkurrentët ai vazhdon të ruajë ende miqësi?

Pak a shumë me asnjë. Unë ika që ditën që mbaroi. Kur u kujtova për 6 muaj, ishin martuar gjysma. Nja dy kanë bërë dhe kalamaj”, është shprehur Juli.

Ndër të tjera ai ka hedhur edhe ironi për disa nga çiftet në Përputhen pa përmendur emra konkretë.

Dhe më e çuditshmja, por mos ja thoni njeriu këtë. Ishte tani nga shkurt-marsi, u futa në Instagram nja dy herë dhe shkruanin në story ‘gëzuar një vjetorin’. Bëra llogaritë, këta para 1 viti kanë qenë në Përputhen , kurse tani thonë gëzuar një vjetorin”, ka shtuar ai.

Juli ka rrëfyer se ende është single dhe nuk e ka gjetur vajzën me shpirtin aventurier që ai kërkon.

Por a do dëshironte ai të rikthehej sërish në Përputhen?

Në Përputhen jo, se u futa njëherë dhe nuk funksionoi. Aty ku do doja të futesha është Big Brother. Është gjë shumë interesante të ulem 3 muaj me të njëjtët persona dhe jo vetëm të eksploroj ata, por të eksploroj veten, se si një njeri shumë i lumtur, futet në një emision televiziv dhe në një shtëpi të blinduar dhe sheh një njeri të mbyllur brenda kuadratit. Jam shumë kurioz ta shoh edhe nga ana e jashtme, por edhe nga brenda se si do zhvillohem. Do iki fare nga trutë e kokës apo do përshtatem me absurditetin që ne do e quajmë në normalitet për 3 muaj“, tha ai.

Gjithashtu Juli zbuloi se ende nuk flet me Sindin dhe se ajo e ka bllok në rrjete sociale.

Pse më ke bërë bllok moj”, i ka bërë thirrje ai nga “Pushime On Top”

Top Channel