Nisën audicionet për velinat e reja të Fiks Fare/ Dy vajzat e reja do të zbulohen në muajin shtator

13/07/2022 20:00

Fiks Fare si çdo fund sezoni ka nisur audicionet për velinat e ardhshme. 

Audicionet startuan  me një numër të madh vajzash pjesëmarrëse, nga e gjithë Shqipëria, pretendente për të qenë dyshja e ardhshme e velinave të emisionit Fiks Fare.

Vajzat konkurrente  të cilat kanë pasion kërcimin dhe televizionin performuan para një jurie me emra të spikatur.  E cila do bëjë përzgjedhjen e dy prej  shumë bukurosheve të fushës së modelingut të paraqitura në konkurim.

Tashmë për të zbuluar dyshen që do të shoqërojnë Devin dhe Dorin në sezonin tjetër, do duhet të presim shtatorin.

Kujtojmë se shumë prej bukurosheve që kanë sot pozicione të rëndësishme në ekranet shqiptare, e nisën pikërisht kështu, si velina.

Top Channel