“Mund të kishin shpëtuar nëse…”/ Zjarrfikësi që mbeti i lënduar tregon momentin e ndërhyrjes, pasi dy persona ranë në pus në Mallakastër

11/07/2022 14:04

Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në Lofkënd të Mallakastrës ku dy persona mbetën të bllokuar brenda një pusi dhe fatkeqësisht njëri prej tyre humbi jetën.

Kjo situatë u diskutua edhe në studion e “Shqipëria Live”, së bashku me zjarrfikësin që mbeti i bllokuar dhe personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Pusi ishte 18 metra i thellë dhe se shkaktari kryesor asfiksisë së tyre ka qenë pompa me benzinë që kishin me vete.

Ata treguan se në momentin që dy djemtë kanë hyrë në pus nuk kanë pasur asnjë person afër dhe më pas kanë marrë në telefon zjarrfikësit duke i kërkuar ndihmë.

Gazetarja Laureta Roshi tha se ata ishin shokë dhe se pusi ishte hapur para disa vitesh, ndërsa së fundi ishin futur për ta pastruar.

Ajo tha gjithashtu se ambulanca është vonuar për të mbërritur në vendngjarje, por forcat zjarrfikëse i hodhën poshtë të gjitha këto pretendime.

Disa detaje nga momenti i shpëtimit të tyre i tregoi shefi zjarrfikëses Mallakastër, Reonardo Zotaj, i cili tha se kanë qenë shtatë zjarrfikës që janë përpjekur për të shpëtuar ata.

Në momentin që zjarrfikësit kanë zbritur poshtë, të dy personat janë gjetur me shenja jete.

“Shtatë anëtarë të ekipit që i kanë shpëtuar duke rrezikuar jetën. Janë gjetur pjesërisht mbyturazi. Nuk mendoj që ka qenë shpërthim. Pompa me benzinë që do përdornin në pus, për këtë arsye janë asfiksuar. Po të kishte pompë elektrike do kishin shpëtuar”, tha Zotaj.

Por në këtë ngjarje të rëndë mbeti i lënduar edhe zjarrfikësi, Albenc Zotaj i cili ishte i pari që u përball me situatën e vështirë.

Ai tregoi se pasi ka zbritur poshtë ka shpëtuar të parin Bledar Bregun dhe më pas është rikthyer për të nxjerrë nga pusi të ndjerin Besnik Veliaj.

“Me aparat u futëm poshtë bashkë me litarë. Pashë që dy personat ishin në pus me shenja jete, komunikoja me ta”, tha zjarrfikësi.

Njëkohësisht ata treguan se ishte e pamundur që t’i nxirrnin të dy njëkohësisht sepse pusi mund të prishej dhe niveli i ujit rritej vazhdimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA