Pas Nemanja Matiç, Roma kërkon një tjetër mesfushor, i cili ashtu si serbi, mund të vijë nga Premier League. Bëhet fjalë për Lucas Torreirën, mesfushor uruguaian, i cili është në pronësi të Arsenalit.
“Kam folur në telefon me Mourinhon dhe është një trajner i madh. Më ka shpjeguar idetë e tij dhe besoj se mund të bëj shumë mirë, por marrëveshja mes klubeve nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Torreira, shkruan SuperSport.
Mesfushori ishte në huazim te Fiorentina sezonin që lamë pas, por klubi vjollcë nuk ushtroi të drejtën e blerjes, duke e rikthyer sërish në Londër. Nga ana tjetër, Arsenali është gati ta japë sërish në huazim, por këtë herë me detyrim blerjeje, pasi dëshiron ta largojë njëherë e mirë uruguaianin.
Top Channel