Eduard Beqiri, polic në komisariatin e Delvinës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Ai punonte prej vitesh si efektiv sigurie në objekte publike ndërsa së fundi është parë të kishte gjendje psikologjike të rënduar.

Dëshmitë paraprake flasin për marrëdhënie të komplikuara familjare. 54 vjeçari Beqiri ishte i martuar dhe familja e tij jetonte mes Gjirokastrës dhe Delvinës e kushtëzuar edhe nga pozicioni i tij i punës.

“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel