Erion Braçe mendon se Sali Berisha është e keqja më e e madhe e politikës shqiptare.

Për të argumentuar këtë mendim, Braçe kujtoi dy ngjarje në lidhje me Berishën. Protestën e 21 janarit ku mbetën të vdekur katër qytetarë të pafajshëm, dhe faktin që Berisha është i shpallur non-grata nga Amerika.

Kush është e keqja më e madhe e historisë së politikës shqiptare?

Braçe nxjerr foton e Berishës: Patjetër që ky. Ka plot, por ky i kryeson. Ka plot që kanë pasur pushtet e nuk kanë bërë asgjë për popullin por vetëm për interesin e vet. Por Berisha ka disa specifika, e para besoj që i mbani mend ata katër qytetarët e vrarë në mes të bulevardit në një ditë proteste dhe sot ka pasur protestë, nuk ka ndodhur asnjë gjë.

Me 21 janar ky I pa nga penxherja, urdhëroi e u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Ky është non-grata, çfarë të bëjmë.

Top Channel