Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Një herë në vit Wiener Staatsoper shndërrohet në dhomën më të bukur dhe elegante të Ballos të Operës së Vjenës.
Muzika dhe vallëzimi e bëjnë këtë ngjarje të paharrueshme.
Balerini dhe koreografi shqiptar Eno Peci, ylli i Wiener Staatsoper solli valsin vjenez në zemër të Tiranës, në sheshin Skënderbej.
Një skenë e improvizuar në dritën e hënës me një repertor të zgjedhur, me balerinë profesionistë por edhe pjesëmarrës të rastësishëm.
Dhe të gjithë dashamirësit e valsit provuan për një natë të ishin yjet e një feste me traditë të hershme.
Vals me të rinjtë nuk ishte ngjarja e vetme që e solli Eno Pecin në Shqipëri. Shumë shpejt ai do të rikthehet për të bërë këtu pushimet e verës.
I larguar që në vitin 1998, ai arriti të ishte i pari balerin shqiptar i cili performoi live në Koncertin e Vjenës në fillim të vitit 2014.
Thirrja Allez Waltzer pushtoi sheshin Skënderbej duke sjellë një natë tërësisht vjeneze në Tiranë.
Top Channel