
Një herë në vit Wiener Staatsoper shndërrohet në dhomën më të bukur dhe elegante të Ballos të Operës së Vjenës.
Muzika dhe vallëzimi e bëjnë këtë ngjarje të paharrueshme.
Balerini dhe koreografi shqiptar Eno Peci, ylli i Wiener Staatsoper solli valsin vjenez në zemër të Tiranës, në sheshin Skënderbej.
Një skenë e improvizuar në dritën e hënës me një repertor të zgjedhur, me balerinë profesionistë por edhe pjesëmarrës të rastësishëm.
Dhe të gjithë dashamirësit e valsit provuan për një natë të ishin yjet e një feste me traditë të hershme.
Vals me të rinjtë nuk ishte ngjarja e vetme që e solli Eno Pecin në Shqipëri. Shumë shpejt ai do të rikthehet për të bërë këtu pushimet e verës.
I larguar që në vitin 1998, ai arriti të ishte i pari balerin shqiptar i cili performoi live në Koncertin e Vjenës në fillim të vitit 2014.
Thirrja Allez Waltzer pushtoi sheshin Skënderbej duke sjellë një natë tërësisht vjeneze në Tiranë.
Top Channel