Spitali rajonal i Fierit është përfshirë nga flakët këtë paradite.

Zjarri dyshohet të ketë nisur në repartin e imazherisë, për shkaqe që ende nuk dihen.

Tymi dhe flakët kanë shkaktuar panik te pacientët që ndodheshin në ambientet e spitalit. Të paret që kanë mbërritur në vendngjarje kanë qenë forcat Shqiponja që u kanë dhënë ndihmën e parë pacientëve, ndërkohë që vazhdon evakuuimi i tyre.

Imazheristi Aristotel Kusta, thotë për mediet se një shkëndijë elektrike në laboratorin e imazherisë shkaktoi zjarrin.

“Ajo që ka marrë flakë është makineria e larjes së filmave. Bëri masë dhe shkaktoi flakë. Aty ka filluar flaka dhe më pas ka marrë gjithë laboratori. Atje kishte dollape, rafte të larjes së filmave, kanë dalë jashtë përdorimit të gjitha”.

Në laborator nuk kishte pacientë dhe as staf mjekësor, gjatë kohës që ka nisur zjarri, thotë Kusta.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel