Alban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për ndjekësit. Ai ka fituar gjithmonë zemrat e të gjitha grupmoshave, me këngët të cilat padyshim janë kthyer në hite.
Së fundmi ai ka publikuar në Instagram një foto shumë të ëmbël me djalin dhe vajzën, të shoqëruar me shkrimin: “Me dy 🐬 e mi”.
Teksa janë kapur dorë për dore me njëri-tjetrin, na kanë treguar një moment nga jeta e tyre.
Të veshur me rroba banje dhe në thjeshtësinë më të madhe, Albani kishte preferuar të pozonte me vogëlushët.
Amelia dhe Duam po rriten shumë shpejt, por gjithmonë na kanë surprizuar me pozat e tyre dhe ëmbëlsinë që rrezatojnë.
View this post on Instagram
Alban Skënderaj është i martuar me këngëtaren Miriam Cani dhe prej disa vitesh janë bashkë.
Tashmë ata janë bekuar me fëmijë dhe në shumë raste nuk kanë nguruar të publikojnë momentet e tyre më të bukura në rrjete sociale.
Këngëtari po vijon të ketë sukses në këngët e tij, ndërsa këtë verë hitet po dëgjohen në maksimum.
Së fundmi këngëtari ishte pjesë e programit “A live night”, ku zbuloi shumë të pathëna nga jeta private dhe karriera.
Top Channel