Shqiptari mbyllet në shtëpi dhe i vë flakën, policia arrin të shpëtojë 20 familje

06/07/2022 14:10

Një shqiptar në Itali u mbyll në shtëpi, i vuri flakën banesës dhe kur policia mbërriti  i kundërshtoi me shqelma dhe grushte.

33-vjeçari u arrestua me akuzën e zjarrvënies,  dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Një ditë më parë, banorët e një godine në Macherio kishin lajmëruar Qendrën Operative të Kompanisë Monza se po ndjenin një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament.

Patrullat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën derën e mbyllur. Shqiptari bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte t’i vriste të gjithë.

Kur u bind ta hapte derën, ai rezistoi duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin.

Sipas medias italiane Ansa, zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të evakuonte banorët e 20 familjeve,

Flakët shkatërruan plotësisht banesën e shqiptarit. Dy karabinierë u transportuan në spitalin San Gerardo në Monza për shkak të tymit që thithnin.

 

Top Channel