Shkrumbohen sipërfaqe të tëra pyjore në Fushë Krujë, forcat e ushtrisë po punojnë për shuarjen e flakëve

06/07/2022 20:19

Zjarri ka përfshirë sërish zonën pyjore të Krastës në Krujë.

Që nga mesdita e sotme dhe në vijim zjarrfikësit e Fushë-Krujës janë përballur me flakët, duke shuar vatrat e reja.

Dëmi në pyllin me pisha është i konsiderueshëm, ndërkohë që në mbrëmje në ndihmë të zjarrfikësve lokalë kanë mbërritur dhe forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana.

Ndërkohë deputetja e Krujës, Merita Bakiu ka kërkuar nga qeveria të ndërhyjë menjëherë nga ajri për shuarjen e zjarrit, që po përhapet gjithnjë e më shumë duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra të kurorës së gjelbër të Krujës.

”Krasta është mushkëria e Krujës dhe pasuri kombëtare ndaj duhet ndërhyrë sa më shpejt për ta mbrojtur atë”, tha Bakiu.

Top Channel