Rënia e gurëve nga mali, rrezik për shoferët në aksin rrugor Klos-Burrel

06/07/2022 13:09

Rrëshqitja e gurëve dhe inerteve në rrugë është kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve në Mat.

Shpeshherë në aksin rrugor Klos-Burrel ka rrëshqitje të inerteve, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që udhëtojnë në këtë  aks rrugor.

Gjatë paradites së sotme, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq” në Suç të Matit, një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ka bllokuar aksin nacional Klos-Burrel për rreth një orë. Fatmirësisht, në momentin e shembjes nuk ka pasur lëvizje të automjeteve.

Top Channel