Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Divjakë ditën e sotme, ku djali mbyti të atin duke e lënë pa jetë, ka folur për kamerat një nga të afërmit e tyre, i cili tha se babë e bir kishin debate me njëri-tjetrin.

“Kanë patur debate, por unë nuk kam qenë prezent, djali jetonte këtu, nuk mund të jap informacion të saktë, unë e kisha xhaxhanë tim, ata bashkë jetonin”, tha për mediat.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Remas të Lushnjës, ku një djalë ka mbytur të atin.

Mësohet se Andrea Stasa ka mbytur të atin Mitër Stasën 85 vjeç.

Mësohet se ata janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit e ka goditur me grushte dhe e ka mbytur të atin. Sipas informacioneve nga banorët, ai ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu.

Sipas informacioneve i biri dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor. Në banesë jetonte babai me dy djemtë, ndërsa edhe djali tjetër është me probleme të shëndetit mendor.

Autori 58-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë  dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel