“Je bërë si burrë”, Aulona Musta ka dy fjalë për “kritikuesit” në rrjetet sociale

06/07/2022 22:00

Aulona Musta, përveçse moderon emisionin e saj dhe ka një karrierë të gjatë në televizion, i kushton rëndësi të veçantë fizikut të saj, veçanërisht krijimit të muskujve.

Përballë shumë komenteve ‘negative’ të cilët e cilësojnë ‘si burrë’, Aulona tha sonte për “Goca dhe Gra” se ato janë komplimente për të, për sa kohë ajo ndihet mirë me trupin e saj. Moderatorja tha se ky duhet të jetë një mesazh për të gjithë, të mos shqetësohen nga komentet e të tjerëve, për sa kohë janë të lumtur me veten e tyre.

U mësuan njerëzit me hashtagun “si burrë” dhe tani kanë filluar tek gjoksi i vogël. Duhet të gjejnë një gjë tjetër, se e kuptuan që mund të më luftonin sepse unë punoj shumë për tu bërë si burrë. Nuk është një sharje, është kompliment për mua, që të rris masën muskulare për aq kohë sa ta shoh të arsyeshme. Sigurisht e përdora në favorin tim, pikërisht për ti thënë atyre se nuk ka rëndësi se çfare thonë te tjerët. Të tjerët nuk do jenë kurrë të kënaqur me pamjen tonë dhe ky nuk duhet të jetë misioni ynë. Nëse ndiheni mirë me trupin tuaj, nuk ka fare rëndësi. Tjerët nuk do jenë kurrë të kënaqur. Duhet të kënaqim veten tonë kur jemi para pasqyrës”, tha Aulona në Goca dhe Gra.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel