Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë po vijon grevën disa ditore, pasi kundërshton hartën e re gjyqësore që ul numrin e gjykatave në vend.

Kreut të Dhomës së Avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj tha se gjatë këtyre ditëve janë bojkotuar edhe sencat për masat e sigurisë por ato janë zhvilluar edhe pa prezencën e avokatëve, çka sipas tij është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës penale.

Barjamaj kërkoi që në këtë proces të mos ndërhyet nga politika nëse pretendojmë të kemi një sistem gjyqësori të pavarur, tha kreu i Dhomës së Avokatisë Vlorë.

Top Channel