Traumat e luftës në Ukrainë, “mbushen plot” klinikat e shëndetit mendor

05/07/2022 15:34

Pas pushtimit rus ndaj vendit të tij, Yuriy Makeyev e gjeti veten pa shtëpi dhe të papunë: një kombinim i rrezikshëm rrethanash e çoi 48 vjeçarin në prag të një ezaurimenti nervor.

Sot ai përpiqet të përballet me problemet e shëndetit mendor në një qendër krizash të hapur rishtazi në Kiev me qëllimin t`i vihet në ndihmë ukrainasve të përballojnë traumat psikologjike të luftës.

“Këtu më dhanë frymëzim, më dhanë shpresën që kisha humbur. Emocionalisht, kisha prekur fundin, prandaj erdha. Ndihem shumë rehat, stafi është shumë i këndshëm dhe shumë mirëkuptues”, tha pacienti Yuriy Makeyev.

“Gati gjysma e pacientëve këtu kanë hyrë për javë javë të tëra në mos muaj, nëpër vendstrehime gjatë bombardimeve. Një pjesë janë nga jashtë Kievit. kanë humbur shtëpitë e tyre, dhe e kanë gjetur veten në një qytet të ri për ta, ku duhet ta nisnin çdo gjë nga fillimi. Nuk janë përballur vetëm me bombardimet, por edhe me një ndryshim total të jetës së tyre”, tha Denys Starkov, psikolog në qendrën e Socioterapisë.

“Kisha përvojë me këto çështje, por jo në një shkallë të tillë. Parashikimet tregojnë se në 10-15 vitet e ardhshme ky do të jetë drejtimi kryesor i punës sonë sepse çdo banor i vendit po përjeton një situatë traumatike për shkak të luftës”, tha Oleg Olishevsky, drejtues i programit terapeutik.

Dhjetëra shtete u zotuan sot të mbështesin Ukrainën në atë që presin të jetë një rimëkëmbje e gjatë dhe e shtrenjtë, teksa u pajtuan se ka nevojë për reforma më të gjera për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin.

Në përfundim të konferencës dyditore në Zvicër, liderët e afër 40 vendeve nënshkruan Deklaratën e Luganos, e cila paraqet një sërë parimesh për rindërtimin e Ukrainës.

Presidenti i Zvicrës, Iganzio Cassic, i cili kryesoi konferencën bashkë me zyrtarë ukrainas tha se deklarata e nënshkruar është hapi i parë kyç në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes së vendit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA