Tarifa të larta dhe arsim i dobët/ Revoltohen nxënësit, protesta të dhunshme në prag të pushimeve

05/07/2022 18:26

Nxënësit e shkollave në Kili po nisin pushimet dimërore, ndërsa një kthesë të të gjithë situatës kanë marrë protestat e dhunshme që po zhvillohen për shkak të tarifave të larta.

Disa shkolla të mesme iu vu zjarri për shkak të revoltës së të rinjve gjatë përleshjes me policinë. Ata nuk kursyen as autobusët e qytetit, gjatë marshimit të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që nxënësit zhvillojnë protesta të dhunshme, pasi sipas Reuters në qershor shkolla e mesme në Santiago u mbyll përkohësisht për shkak të dhunës së rëndë, duke përfshirë djegien e zyrës së drejtorit.

Nxënësit shprehen se tarifa është shumë e lartë dhe sistemi arsimor jo në nivelet e duhura, sidomos kohët e fundit.

Kili po goditet vitet e fundit nga protesta të dhunshme të studentëve për shkak të zemërimit që kanë rreth sistemit arsimor.

Në këtë situatë ka ndikuar edhe pandemia, ndërsa psikologët shprehen të shqetësuar rreth rritjes së rasteve të dhunës nga të rinjtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA