Shpërthim në një depo municionesh në Bullgari, incidenti i dytë i ngjashëm brenda pak javësh
Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë do të takohen me një delegacion kinez në Londër të hënën për raundin e ardhshëm të bisedimeve tregtare, tha Presidenti Donald Trump.
Takimi vjen pas një telefonate midis Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping të enjten, të cilën presidenti amerikan e quajti “shumë pozitive”.
Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se takimi i Londrës “duhet të shkojë shumë mirë” dhe shtoi se Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, do të përfaqësojnë SHBA-në në bisedime.
Të dy vendet janë në një bllokim për shkak të tarifave dhe një beteje për mineralet kritike.
Më 12 maj, Kina dhe SHBA-të arritën një marrëveshje 90-ditore për të pezulluar tarifat hakmarrëse të vendosura ndaj njëra-tjetrës që nga inaugurimi i Trump në janar.
Top Channel