Jess Daly është një fotoreportere që ka shpërndarë disa nga fotot e realizuara gjatë qëndrimit në Ukrainë.
Ajo kaloi tre javë rreth qytetit të Dnipro në qershor, ku qëndroi me grupin Mjekësor të Spitaleve.
“Unë isha vendosur në qytete dhe fshatra të ndryshme. Kishte granatime të vazhdueshme, pavarësisht se ku po zbarkonin predhat dhe kë po synonin. Ishte barbare”, tha Daly.
Fotoreporterja ka deklaruar se një punonjëse e ambulancës me të cilën ka qëndruar, vdiq ndërsa merrte pjesë në një evakuim.
“Është shumë, shumë e rrezikshme për ta. Ata janë vullnetarë, e bëjnë këtë nga pasioni për njerëzit dhe vendin e tyre, megjithëse janë në kërcënim të vazhdueshëm. Ata vënë jetën e tyre në linjë pa marrë parasysh”, shtoi më tej ajo.
Një spital që Daly kishte vizituar në Avdiivka, afër Donetskut është shkatërruar nga bombardimet. Nga 26,000 njerëz që jetonin atje, mbetën vetëm 2,000.
Sipas BBC, Jess tha se planifikon të kthehet në të njëjtin vend me grupin e vullnetarëve në fund të nëntorit.
Top Channel