“Grabitësin e bankës te stacioni Trenit e zbuluam nga…”,eksperti: Armën e kishte mbështjellë me gazetë

05/07/2022 21:40

Eksperti daktiloskopik Ilirjan Avrami, ka treguar mbrëmjen e sotme ekskluzivisht për “Top Story”, dinamikën e grabitjes së bankës tek stacioni I Trenit.

Ai tha se personi hyri i armatosur në bankë, me një armë në dorë të cilën e kishte mbështjellë me gazetë, të cilën e kishte lënë në ambjentet e bankës. Falë gazetës është bërë e mundur edhe gjetja e gjurmëve të gishtërinjve të autorit të grabitjes.

“Tek stacioni i trenit u bë një vjedhje, ai hyri i armatosur i detyroi te gjithë.  Ai kishte një dinamikë qe mbante një gazetë dhe brenda e saj pistoleta, gazetën e la aty. Ne këqyrem kamerat dhe pame gazetën aty gjetëm gjurmët e tij dhe e identifikuam.” – tha Ilirjan Avrami  ekspert daktiloskopik

“Policia shkencore vendngjarja është A’, është dëshmitari i parë i heshtur i çdo krimi, nëse e kap fillin aty hetimi ecën. Gjurmët që vijnë nga vendi ngjarjes janë të ndryshme, të dukshme të padukshme, sistemi të jep mundësinë që eksperti këtu . atëherë ai punon me gjurmën për 12 karakteristikat e veçanta, ti gjëje këto karakteristika dhe pastaj ti kalojë për kërkim automatik dhe ti kalojë në database dhe kartelat jonë është 450 mijë persona të daktiloskopuar, persona që kanë qenë të ndaluar ose sillen çdo ditë, ata marrin numërim çdo vit në çdo drejtori që ndalohet dhe arrestohet.”- tha kryekomisar Arvid Mitkolli.

“Këto gjurmë i përkasin vetëm atyre që janë ndaluar dhe jo të tjerëve. Sepse kemi me qindra vepra penale që presin për tu dokumentuar, vepra nga më të ndryshmet jo vetëm të krimeve serioze por për të gjitha që laburantët kanë marrë. Por jo vetëm kaq por ne kemi marrëdhënie besimi të niveleve më të larta me Europol dhe Interpol dhe shkëmbimi i gjurmëve ku bëhet pjesë , duke pasur besueshmërinë me policinë e shtetit ata kanë me dhjetëra vite që na i dërgojnë, për të gjithë këta persona ka një data baze , është tërësisht e sigurtë dhe veç se pronë e shtetit shqiptar. Për sa i përket gjurmëve që ju zonjë e nderuar që ju thoni se kur marrim një dokument dhe japim gjurmët ne nuk mund ti marrim ato sepse , është shkelje e të drejtave të njeriut. Vetëm nëse do ketë një dokument përfundimtar sepse ka shumë shtete që e kanë por për këtë jep pëlqimin qytetari. Kjo i takon ligjvënësit”- tha Niko Brahimaj 

“Ky është një identifikim , një vjedhje banese nga kontrolli rezultoi autori, nga spektri ynë është hedhur në sistem , është koduar dhe është kontrolluar lista ku sistemi nxori të njëjtin kandidat, kjo është gjurma objekt ekspertimi e gjetur në vendngjarje, gjurma është në sistem, personi ka qenë i daktiloskoptuar, këto janë karakteristikat e veçanta për të kryer tabelën fotografike. Dhe është e njëjta gjurmë, numëroj vijat një dy tre , ja tjetra këtu fillim mbarim, ja tjetra koresponduese. Këto i nxjerr sistemi, bëhet në mënyrë automatike. Por ti nuk mund ta bësh këtë gjë sepse ka një procedurë të caktuar.”- tha eksperti daktilokopik 

“Mund të kërkojnë gjurmë në dokumentet e testamenteve që kërkohen me vendim gjykate ky është një nga trendet pastaj të tjerat janë gjurmë krimesh dhe organi I procedimit të sjell kartelat e personave të konsideruar në vendngjarje, na kanë ndodhur raste kur personi nuk ishte daktoloskopuar dhe kur ai kreu aksident ne kishim marrë gjurmët e kishim ruajtur kur ai u arrestua për aksident ne pamë që ai kishte kryer pesë vjedhje, apo raste kur familja denoncoi vjedhjen, policia thirri për gjumë familjarët për ti përjashtuar meqenëse ata kishin lënë gjurmë në shtëpinë e tyre. Në këtë rast ne gjetëm se gjurmët e njërit prej tyre ishin në sistem në një vjedhje.”- tha kryekomisar Arvid Mitkolli 

A ka ndodhur , a mund të ndodhë që mund të ngatërrohen gjurmët e mia? 

Jo nuk ka ndodhur kurrë, sepse kushdo ka gjurmë unike, as binjakët nuk i kanë njëlloj

“Të gjitha ngjarjet vijnë tek ne, shumica janë vjedhje, por ka edhe grabitje, vrasje aksidente ka dhe prova që lënë në parcelat e drogës. Këto ne i grumbullojmë dhe përpunojmë me metodat kimike”- tha Ilirjan Avrami ekspert kriminalistike. 

Në këtë sistem qindra gjurmë të paidentifikuara të tre dekadave,  ruhen si pasuria më e shenjtë e policisë shkencore,  e rinovuar së fundmi dhe që është modernizuar për t’ju përgjigjur standarteve të partnerëve ndërkombëtarë

Top Channel