Një i mitur është marrë nën hetim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në komisariatin e policisë në Fier, pasi në oborrin e banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndaj 16-vjeçarit që banonte në fshatin Krujan të Roskovecit, ka nisur procedimi penal.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel