 “Inkurajojmë edhe vendet e tjera”/ Gjermania dhe Britania përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria
																		
					
					
					
						“Inkurajojmë edhe vendet e tjera”/ Gjermania dhe Britania përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria						 30/10 17:05
					
				 
								
			Kosova i ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare që u mbajtën në Ora të Algjerisë.
Ishte notari Alush Telaku ai i cili ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Notari kosovar garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70.
Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.
Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi. Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.
Top Channel