Një  53-vjeçar është arrestuar  për vrasjen e një 60-vjeçari në datën 26.06.2022 në Peshkopi.

Personi O.T. banues në fshatin Shimçan, Dibër akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Tre të tjerë janë nën hetim dhe akuzohen për moskallëzim krimi.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur në datën 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital.

Nën hetim  në gjendje të lirë janë E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi O. T. dhe tre shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. T. ka shtyrë shtetasin N. B., i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA