U akuzuan për evazion fiskal e fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët e gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese

01/07/2022 11:22

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish gjyqtarëve të gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese me argumentin se nuk ka vepër penale.

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Më konkretisht SPAK kërkoi pushimin e çështjes për

1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Vendimi do të shpallet më  7 korrik ora 14.

Top Channel