“Loquita” e artistëve shqiptarë, Claydee dhe Eleni Foureira çmendi fansat e muzikës latine, kur u publikua verën e vitit 2019.

Me mbi 45 milionë shikime shikime në “Youtube”, kënga vazhdon të dëgjohet dhe kërcehet ende në Shqipëri, Greqi dhe në botë.

Kimia mes dy artistëve në videoklip bëri që mediet të flisnin për një romancë mes të dyve. Sonte, në një intervistë për emisionin “Më lër të flas”, Calydee thotë se me Elenin nuk ka pasur asnjëherë romancë.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Sa herë që mund të kesh një bashkëpunim, të shohin e të bëjnë fotografi, dhe portalet e nxjerrin sikur je me atë”, shprehet ai.

Babai i një djali shtatë vjeçar, këngëtari që jeton dhe punon në Greqi, tregon nëse është single apo në një marrëdhënie.

“Për jetën private, nuk flas shumë se është private. Ajo që dua të them është se në jetë duhet të kesh njerëz që të ndihmojnë në atë që do të bësh ti dhe ti të ndihmosh atë njeri që të keni një rrugëtim së bashku. Jeta kjo është”.

Baba single apo beqar, pyet Romeo Veshaj.

“Është e komplikuar”, përgjigjet Claydee.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA