Pas audio-përgjimit të Sergio Ramos me presidentin e Federatës Spanjolle, Luis Rubiales ku mbrojtësi i kërkonte një favor presidentit për ta ndihmuar të fitonte Topin e Artë, së fundmi në skenë ka dalë një tjetër audio-përgjim.
Këtë herë ai i takon Gerard Pique, i cili ashtu si edhe Ramos flet me presidentin e Federatës spanjolle duke i kërkuar të përcaktojë një datë që i përshtatej mbrojtësit për ndeshjen e Spanjës ndaj Rumanisë në vitin 2-19. E gjitha kjo sepse Pique kishte dëshirë të madhe për të ndjekur nga pranë një ndeshje tenisi të Kupës Davis së bashku me të dashurën e tij në atë kohë, Shakira.
“Rubi duhet të flasim për një çështje shumë të rëndësishme, duhet t’i bëjmë një nder njëri-tjetrit. Po ta shpjegoj, shoh që më datë 18 nëntor, të hënën Spanja ka një ndeshje me Rumaninë. Por, në atë datë starton Davis Cup dhe Shakira është pjesë e ceremonisë hapëse. Do të bëhet një shfaqje e madhe, ndërsa pasdite do të ketë ndeshje.
Nëse luhet në të njëjtën ditë edhe ndeshje e Spanjës atëherë do t’i prishim punë njëri-tjetrit. Nuk e di si është kalendari, por nëse e luajmë ndeshjen të dielën atëherë do të ishte një mrekulli. Nëse nuk ke filluar të shesësh biletat atëherë le ta spostojmë ndeshjen e kombëtares
Gjithsesi, presidenti Rubiales nuk e zhvendosi datën e ndeshjes së kombëtares, një sfidë në të cilën Pique nuk u paraqit ndërsa Furia Roya mposhti me rezultatin 5-0 Rumaninë.
Top Channel