Tre aksidente në pak minuta/ Çifti në Lushnjë përplaset me trafikndarësen! Marrin plagë të rënda, shkak…

30/06/2022 12:46
Foto Ilustruese

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në byypas e Lushnjës.

Në aksident janë përfshirë një çift të moshuarish Arqile dhe Olimbi Gjini 80 dhe 81-vjeç nga lagjia Kastriot në Fier të cilët udhëtonin me një mjet tip “ford fiesta” dhe janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e aksidentit të dy bashkëshortët kanë marrë plagë të rënda ku gruaja ka marrë më tepër dhe janë transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e parë.

Sipas policisë mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte i moshuari gjë që ka sjellë të humbasë kontrollin.

Top Channel