Shakira e Pique “armiq” të përbetuar, përplasen për kujdestarinë e fëmijëve

30/06/2022 18:34

Shakira dhe Pique jetojnë pushimet më mediatike të viteve të fundit.

Gjithashtu një nga më traumatiket. Mbi të gjitha për çështjen që ka të bëjë me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Milan (9 vjeç) dhe Sasha (7). Këngëtarja kërkon me ngul që dy djemtë e saj të jetojnë në Miami, ndërsa futbollisti i Barcelonës dëshiron që ata të rriten në Spanjë.

Sipas informacioneve të “La Vanguardia”, të dy kanë vendosur t’u besojmë dy firmave ligjore për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Shakira po përpiqet të rikuperojë karrierën e saj muzikore në një vend që është më i njohur për artisten dhe autoren e hiteve si “La Tortura”.

Shakira dhe Pique janë shndërruar në armiq, sidomos pas publikimit të lajmeve të fundit për tradhtitë e qendërmbrojtësit “blaugrana”.

Megjithatë, situata me të cilën përballen dy djemtë e mitur mund të ndryshojë pozicionin e tyre. Të dy konsiderojnë se e ardhmja e Milanit dhe e Sashës është një çështje prioritare./ Supersport

FOTO GALERI
1/10

Top Channel