Qani Alsani është i moshuar dhe që në mëngjes sot është paraqitur para dyerve të gjykatës, pa dijeni për bojkotin e avokatëve.

Me dhjetëra herë ai është endur dyerve të gjykatës pa mundur të marrë të drejtën e tij, tashmë po përballet edhe me mungesë të mbrojtjes ligjore

Dhjetëra seanca të bojkotuara vetëm sot në gjykatës e Elbasanit, shumica e të cilave zgjidhje martese.

Dhjetëra familje që kërkojnë zgjidhje për shkak të problematikave të tyre, zgjidhje e cila tashmë është bojkotuar pa afat.

Top Channel