I vodhi me dhunë varësen nga qafa një vajze, në pranga 40-vjeçari në  Fier

30/06/2022 10:26

Një 40-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi i vodhi me dhunë varësen një vajze në lagjen “8 Shkurti”.

Vajzës E. I., 25-vjeçare i vodhën me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

 

Top Channel