Një mjet lundrues është fundosur në  plazhin e Jalës në Himarë.

Mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit Jorgo Andoni, i cili  ka qenë  rreth 100 metra nga bregu.

Nuk ka pasur të dëmtuar,  pasi varka në momentin e fundosjes ka qenë bosh.

Himarë/Informacion paraprak

Gjatë paradites, në Jalë, Himarë, mjeti lundrues varkë, në pronësi të shtetasit J. A., është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Top Channel