“Nuk është drejtësi, beteja s’ka mbaruar”/ Vrasja e 13-vjeçares shqiptare, nëna e Aurora Tilës në lot: I kërkoj falje vajzës time për… Dy persona me iniciale A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç të dy banues në Durrës, janë arrestuar pasi vodhën tre ora dore në banesën e një shtetaseje.
Këta dy persona më 16.06.2022 kanë vjedhur orat në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.
Është arrestuar gjithashtu edhe një 30-vjeçar me iniciale K. N., banues në Durrës, pasi përvetësoi një nga orat e vjedhura dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 190 ora të markave të ndryshme.
Operacioni policor i koduar “Watches”, u finalizua me arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e orave.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, ndërsa mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e “Përvetësimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel