Avokatët në Tiranë thyejnë grevën e Dhomës së Avokatisë, zhvillohen pesë seanca për masa sigurie në gjykatë

30/06/2022 10:53

Disa avokatë në Tiranë kanë thyer grevën e dhomës së avokatisë, duke zhvilluar disa nga masat e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Ditën e sotme janë parashikuar të zhvillohen pesë masa sigurie pas orës 10:30, ndërsa në lidhje me seancat e tjera është paraqitur kërkesë për shtyrje nga ana e avokatëve, në respekt të bojkotit.

Rreth 2 mijë avokatë, prej disa javësh tashmë, kanë bojkotuar proceset në formë greve për të detyruar KLGJ-në që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për te cilën ne fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave. Dhoma e Avokatisë, pretendon se “KLGJ ka injoruar dhe nuk ka marrë në konsideratë propozimet e tyre”.

Top Channel