Me dhjetëra hektarë me misër në fshatin Sektor Seman, Fier, rrezikojnë të thahen.

Shkak, sipas fermerëve, është bërë mungesa e ujit vaditës. Kanali Vjose Levan Fier është plotë me ujë, por nuk mbërrin dot tek arat e fermerëve.

Të mbledhur në sheshin e fshatit, fermerët kanë protestuar kundër kësaj situate që rrezikon prodhimin e tyre prej dhjetëra e dhjetëra hektarë me misër.
Sipas tyre, uji nuk mungon në kanalin kryesor qe vjen nga lumi Vjose, por në rrjedhën e tij janë vendosur prita të shumta, nga njerëz të papërgjegjshëm, sipas tyre,  të cilat kanë bërë që në fshatin Sektor Seman, të mos mbërrijë ujë i mjaftueshëm për t’u tërhequr me elektropompat në fushat me misër.

Burime pranë Njësisë Administrative Topojë Fier, pohuan  se nuk ishin në dijeni të një situate të tillë, por marrë shkasë nga kjo protestë e fermerëve, duke filluar nga dita e sotme do të ushtrojnë kontroll të menjëhershëm në të gjithë kanalin vaditës dhe do të rrisin edhe sasinë e ujit që të vejë në nivelin e domosdoshëm për vaditje.

Top Channel