Një 80-vjeçar është gjetur i mbytur mesditën e sotme në breg të detit.

I moshuari dyshohet të jetë mbytur, po nuk dihen ende rrethanat e vdekjes. Ngjarja në lagjen 1 të Durrësit, pranë shëtitores bregdetare.

I moshuari Vasil Ll. ka qenë duke u larë kur nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë.

Ai është konstatuar nga pushues të tjerë.  Përgjatë shëtitores bregdetare ”Taulantia” në Durrës bëjnë plazh shumë të moshuar, kryesisht banorë të lagjeve afër saj që kalojnë ditën duke bërë banjo dielli dhe uji, pa marrë parasysh temperaturat e larta pas orës 10.00.

Top Channel