Si pasojë e një dëmtimi të rrjetit elektrik kanë mbetur pa drita disa zona në kryeqytet.

OSHEE njofton se nga dëmtimi i disa fiderave të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik, kanë mbetur pa energji disa zonat: Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut.

Ndërkohë, po punohet për të riparuar rrjetin e dëmtuar.

Top Channel