Një burrë 45-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Tiranë.

45-vjeçari me iniciale Y.A., sipas policisë ka ngacmuar një vajzë të vogël 16 vjeçare.

Ai është arrestuar në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Mbi të rëndon akuza e ngacmimit seksual me të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel