Shoferët nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, policia publikon video të shkeljeve

28/06/2022 16:31

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë ka publikuar një video ndërgjegjësuese për  respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Një ndër objektivat e “👁Dronit edukues👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Top Channel