Energjia e rinovueshme është një ndër projektet më të rëndësishme në shumë vendeve në botë, ndërsa vendet arabe pritet që shumë shpejtë tia arrijnë qëllimit.
“Shtetet arabe mund t’i afrohen arritjes së objektivave të energjisë së rinovueshme për vitin 2030, nëse përfundojnë projektet e planifikuara të energjisë diellore dhe të erës, sipas afateve kohore të parashikuara”, shkruan Reuters.
Projektet e planifikuara do të rrisin kapacitetin diellor dhe të erës në shtetet arabe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore gjatë tetë viteve të ardhshme.
Në vitin 2013, Liga Arabe u zotua të rrisë kapacitetin e instaluar të prodhimit të energjisë së rinovueshme në rajon në 80 GË deri në vitin 2030.
Aktualisht, Egjipti është vendi në rajon që ka kapacitetin më të lartë të burimeve të rinovueshme me 3.5 GË, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe me 2.6 GW dhe Maroku me 1.9 GW, tha Gobal Energy Monitor.
Omani, Maroku, Algjeria dhe Kuvajti janë disa nga shtetet me planet më ambicioze për zgjerimin e kapaciteteve diellore dhe të erës.
Top Channel