Për Vjosën/ Bashkëpunim i qeverisë shqiptare me Patagoninë, për të shpallur Park Kombëtar lumin e egër të Europës

28/06/2022 16:54

Kompania e veshjeve, Patagonia, e përfshirë në fushata ndërgjegjësuese, mes të cilave mbrojtjen e lumit Vjosa, njofton se ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të krijuar parkun e parë kombëtar të lumit të vetëm të egër në Evropë.

Qeveria shqiptare u angazhua të punojë bashkë me një ekip ekspertësh, përfshirë EcoAlbania, Riverwatch, Euronature dhe të tjerë nga fushata Save the Blue Heart, për të mbrojtur Vjosën.

Lumi Vjosa dhe degët e tij në mbi 300 km gjatësi është shtëpia e 1.100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore.

Top Channel