Limonata me livandë/ Si ndihmon në trajtimin e stresit dhe ankthit

28/06/2022 19:56

Stresi dhe ankthi mund të jenë një aspekt i pashmangshëm i përditshmërisë sonë, dhe nëse nuk trajtohen në kohë, atëherë përbëjnë problem.

Tek disa njerëz, stresi dhe ankthi mund të zgjasin për javë, muaj apo vite dhe pasojat janë të rënda e shpesh të fshehura.

Sipas ekspertëve, të cilëve AgroWeb.org ju referohet, një prej pasojave më dramatike të stresit vërehet tek truri, i cili tkurret si pasojë e tij.

Shumë njerëz e trajtojnë stresin dhe ankthin duke pirë një filxhan kafe, duke ndezur një cigare ose duke konsumuar një gotë verë.

Edhe pse këto zakone duket sikur ofrojnë një “zgjidhje” të përkohshme, problemi është ende i pranishëm.

Por a keni menduar ndonjëherë të përdorni vajra esencialë për t’i trajtuar këto probleme, që shpesh janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën?

AgroWeb.org në bazë të disa studimeve, ju njeh në këtë artikull me vajin esencial të livandës, i cili ka mbi 150 përbërje aktive dhe është një agjent i shkëlqyer antidepresiv, anti-inflamator dhe qetësues.

Çfarë tregojnë studimet për dobitë e vajit esencial të livandës?

Studimet kanë treguar se vaji i livandës është tepër efektiv në trajtimin e shumë problemeve shëndetsore.

Ky vaj ka dhënë rezultate të shkëlqyera kur është përdorur si ilaç për pagjumësinë, ankthin, stresin dhe dhimbjet pas operacionit.

Studiuesit bëjnë të ditur se livanda është ekzaminuar gjithashtu edhe për efektin e saj antibakterial dhe antiviral.

Vaji esencial i livandës, mund të përdoret si:

Antifungal – Për të trajtuar infeksionet kërpudhore të lëkurës dhe thonjve.

Antiseptik – Për të pastruar lëkurën nga mikrobet dhe mikroorganizmat e tjerë.

Antibakterial – Për të shkatërruar dhe shtypur rritjen e baktereve.

Anti-inflamator – Për reduktimin e inflamacionit në disa pjesë të trupit.

Antimikrobik – Për të vrarë ose penguar rritjen e mikroorganizmave të rrezikshme.

Analgjezik – Për lehtësimin e dhimbjeve.

Detoksifikues – Për pastrimin e gjakut, mëlçisë dhe veshkave.

Vetitë e limonatës me livandë dhe mënyra e përgatitjes.

Limonata me livandë, e cila përbëhet nga vaji esencial i bimës, ka treguar se lehtëson shumë probleme të shëndetit, që mund të jenë:

Inflamacioni

Dhimbja e kokës

Depresioni dhe ankthi

Presioni i lartë i gjakut

Pagjumësia

Kjo limonatë është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe do të bëjë mrekulli për trupin tuaj.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë limonatë.

Përbërësit:

1 filxhan mjaltë të papërpunuar

12 gota ujë

1 pikë vaji esencial livande

6 limona

Mund të shtoni një sasi të vogël nga bima sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në një enë të përshtatshme për rujatjen e lëngjeve shtoni të gjithë përbërësit.

Ju mund të rregulloni vetë dozat e tyre sipas dëshirës tuaj.

Konsumojeni atë gjatë gjithë ditës, dhe shijoni efektin e saj madhështor./AgroWeb

Top Channel