Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike, arrestohet 47 vjeçari në Dibër

28/06/2022 16:13

Një 47-vjeçar me iniciale B. O., është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike në Gjoricë të Bulqizës.

Në operacionin policor të koduar “Gjorica”, u bë e mundur kapja e autorit, i cili gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e tij në vitin 2020 u gjetën sasi narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier,  ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel