Foto ilustruese

Një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një shtyllë në fshatin Vrrine në Sarandë.

“Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur  i vetëvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë. Nga këqyrja paraprake  e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, sipas njoftimit.

Sipas policisë, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel