Arrestimi i Fatos Tushes/ Avokati: Lidhjen me Lamin e kishte nga Bashkim Fino, akuzat mbi të jo objektive

28/06/2022 15:44

Ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, doli ditën e sotme para gjykatës, rreth një vit pasi u arrestua.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se Tushe hodhi poshtë të gjitha akuzat e SPAK duke thënë se nuk ka bërë shkelje në tendera dhe se ishte detyra e tij të kujdesej për banorët e zonës dhe në këtë mënyrë ka kërkuar pafajësinë. Nga ana e SPAK është kërkuar dënim me pesë vite burg për ish kryetarin e Bashkisë, ndërsa ky i fundit ka kërkuar pafajësi.

Nga ana tjetër avokati Tushes ka bërë me dije lidhjen e ish-kryebashkiakut me shtetasin Ibrahim Lami, me të cilin sipas tij kishte kontakte prej të ndjerit ish-deputetit Bashkim Fino.

Ibrahim Lami dyshohet se është biznesmeni, kompania e të cilit përfitoi tenderin nga Bashkia e Lushnjës, por avokati i Tushes ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Ai tha se Tushe me Lamin janë takuar në mënyrë që ky i fundit t’i përcillte Bashkim Finos vonesat që do të bëheshin në rehabilitimin e kanalit ujitës. Ky takim mes tyre u bë pasi Tushe nuk kishte kontakt me Finon dhe ish-deputeti ishte në gjendje të rëndë atë kohë.

Sipas avokatit të Tushes, i mbrojturi nga ai nuk kishte asnjë kompetencë apo funksion në lidhje me proceduat e prokurimit që të nënshkruajë akte të tilla dhe sipas tij vlerësimet mbi të nuk janë objektive dhe akuzat nuk mbrohen me fakte konkrete.

Fjala e Plotë e avokatit të Fatos Tushes:

Se pari: Ne lidhje me kete fakt duam t’ju sqarojme e nderuar giykate se ne shpjegimet qe i mbrojturi prej nesh ka dhene giate fazes se hetimeve paraprake ka cituar nder te tjera se me shtetasin Ibrahim Lami njihet prej me shume se 10 vitesh per shkak se deputeti i zones i ndjeri Bashkim Fino e ka pasur njeriun e tij dhe vinin shpesh ne Lushnje per shkak te angazhimeve politike dhe ne keto kushte ata kane krijuar miqesi pasi angazhohej ne fushata elektorale dhe merrte pjese ne mbledhjet e shtabit elektoral qe zhvilloheshin ne Qytetin e Lushnjes..

Edhe transkripti i sipercituar qe i eshte bere nga organi i akuzes edhe per kete fakt nuk ka asnje nenkuptim tjeter pervecese zhvillimit te mbledhjes se radhes qe kishin per te bere ne qytetin e Lushnjes ne funksion te zhvillimeve politike…

Ne lidhje me pretendimet e organit te akuzes ku citohen disa traskipte te tjera te dates ndermjet shtetasit Fatos Tushe dhe shtetasit Ibrahim Lami ku nder te tjera thuhet ne lidhje me nje ankim te bere nga nje kompani e cila ka marre pjese ne nje tender e cila ka bere ankim!

Pamvarsisht pretendimit te organit te akuzes kjo bisede eshte bere ne kontekst tjeter ku i mbrojturi prej meje per shkak se nuk kishte komunikim tel me deputetin e zones Bashkim Fino per shkak te giendjes shendetesore te tij, i ka shprehur shtetasit Ibrahim Lami per shkak se takoj fizikisht me te ndjerin dhe tja trasmetonte atij kete fakt per vonesat qe po beheshin ne kete rehabilitim te kanalit ujites…

Pasi ka qene deputeti i zones Z.Fino i cili ishte i interesuar per perfundimin sa me te shpejte te ketij rehabilitimi per shkak se kishte shume pakenaqesi nga banoret e zones dhe ky ka qene dhe interesimi per nje perfundim sa me te shpejte te ketij projekti dhe te gjitha bisedat jane ne kontekst te zgiidhjes sa me te shpejte te situates se krijuar dhe pakenaqesise se banoreve…

I mbrojturi prej nesh kishte ne kete funksion si Kryetar Bashkie prej me shume 12 vitesh dhe ne asnje moment nuk ka pasur ndikim ne procedurat e tenderave apo ankandeve publike pasi dhe ne vitet paraardhese ka pasur procedure tenderimi dhe nuk eshte gietur asnje shkelje nga ana e prokurorise e Cila ka sekuestruar nje sere dokumentacioni ne lidhje me keto procedura dhe as nga Kontrolli i Larte I Shtetit kujane bere audite ne lidhje me fondet e Bashkise Lushnje dhe nuk jane gietur shkelje apo shperdorime te ketyre fondeve!

Organi i akuzes shprehet ne diskutimin perfundimtar ne lidhje me procedimin penal me nr. 199 date 22.07.2020.

Se ne kete procedure prokurimi te zhvilluar nga NPP prane Bashkise Lushnje, ne vitin 2020 jane evidentuar shkelje ligiore, te kryera nga shtetasi Fatos Tushe etj. Por nuk kemi pare nje arsyetim ligjor se ku konsiston shkelja ligiore e te mbrojturit prej meje ne rastin konkret !!!

Pasi i mbrojtuiri prej meje nuk ka asnje kompetenca apo funksion ne lidhje me procedurat e prokurimit, te delegoj apo te nenshkruaj akte ne funksion te kesaj procedure prokurimi kjo referuar edhe Ligjit 8652, datë 31.7.2000 PÉR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIOMMIN E QEVERISJES VENDORE (Ndyshuar me ligj nr .9208, date 18.3.2004) ku percakton funksionet qe kryen Kryetari I Bashkise! dhe per keto arsye mendojme se organi i akuzes nuk ka bere nje vleresim objektiv ne lidhje me pergiegiesine ligiore te te mbrojturit prej nesh…por ja atribuon kete fakt vetem se ka pasur detyren e Kryetarit te Bashkise dhe sipas aludimeve te organit te akuzes ka ndikim pa e provuar me kete fakt me prova konkrete ! ! !

Edhe ne diskutimet perfundimtare Organi i akuzes u shprehe giithmone se per shkak te pozicionit te tij Fatos Tushe ndikonte ne vendimarrjet e NPP Ndermarrja e Pasurive Publike apo KVO Komisioni i Vleresimit te Ofertave apo KSHA Komisioni i Shqyrtimit te Ankesave!!! Organi i akuzes duhet te flasi me fakte dhe prova dhe jo me supozime!

Si gjate hetimit dhe sot ne gjykim ne asnje moment nuk citohet nga organi i akuzes se kush ka deklaruar qe kryetari i bashkise ka ndikur apo ka dhene orientime sipas preferencave te tij?!

Top Channel