Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të sigurisë, i kërkuan llogari ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi për gatishmërinë e helikopterëve dhe përfshirjen e tyre në zjarr-shuarjen e fundit në Sazan pa mjetet e duhura.

Nuk duhet bërë nami pse këtë vit kishim një zjarr serioz në Sazan tha ministri Peleshi,  nëse shikojmë hartën e zjarreve të vitit të shkuar.

“Harta është e kuqe… uroj që jo… kemi një verë të gjatë përpara dhe jo një por shumë zjarre. Shuarja zjarreve nuk është vetëm çështje kapaciteteve ajrore. Apel zinxhirit të emergjencave… duhet ta luftojmë mentaliteti se zjarrin e shuan forca e armatosur me helikopter. Nëse e thjeshtojmë kështu është e pamundur ti bëjmë ballë çdo zjarri në të gjithë Shqipërinë. Vjet nga 61 bashki patëm zjarre në 60 bashki”, tha Niko Peleshi.

Edhe për zjarret e pritshme të kësaj vere që kanë nisur, shpresa do të jenë avionët ujë-hedhësh nga vendet fqinje.

“Ne nuk kemi avionë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Një vend i vogël si Shqipëria nuk ia leverdis për të blerë një avion Kanader për fikjen…, kushton 50 milion euro. Nuk jemi në atë fazë të investojmë 5o milion euro për ta përdorur 1 muaj. Shtuar edhe kostot e mirëmbajtjes që janë shumë të mëdha”, tha Peleshi.

Minstri Niko Peleshi për herë të parë shpjegoi sagën e krijuar me riparim e helikopterit Kugar.

“Ka nja problem me helikopterin Kugar që prej Gushtit 2020. Ka bërë ulje të detyruar në Itali…një kompani franceze që bëri mirëmbajtjen nuk arriti ta sjellë në Shqipëri…kompania pretendon se nuk u ul për probleme e veta… ne pretendojmë se u ul për faj të tyre… u kontraktua një palë e tretë që duhet të bëjë inspektimin për të na thënë kush e pati fajin… kemi një faturë për tu paguar por se kemi paguar… këtë mund ta ndaj një proces gjyqësor. S’dua ta paragjykoj”, tha ministri.

Shtatë helikopterëve të gjeneratës 4 që ka aktualisht Shqipëria,  do ti shtohen gjysmën e  vitit tjetër, sipas ministrit Peleshi edhe  dy helikopterë BlackHock pagesa të cilëve është lëvruar.

 

 

 

 

 

 

Top Channel