Shkrumbohet qëllimisht fasoneria gjatë natës në Vlorë, autori theu xhamin dhe hodhi lëndë djegëse

27/06/2022 08:07

Një fasoneri është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës në lagjen “Bashkimi” rreth orës 02:30.

Fasoneria e cila prodhon këpucë ka disa vite që operon në qytetin e Vlorës dhe ka punësuar rreth 500 punonjës.

Autori ka thyer xhamin e pasmë të dritares së godinës dhe ka hedhur lendë djegëse .

Mësohet se fasoneria është në pronësi të një gruaje italiane, Maria Rosiaria.

Është njoftuar policia dhe zjarrëfiksit të cilët kanë bëtë të mundur shuarjen e flakëve.

Top Channel