Sherri me lopata për shezlongët, autori shpallet në kërkim, vëllai i të lënduarit merret nën hetim

27/06/2022 14:23

Ditën e djeshme një sherr i nisur për shezlongët në plazhin e zonën e Kune Vainit të Shëngjinit, përfundoi në dhunë fizike.

Për pasojë 45-vjeçari me iniciale A. M.,  mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se pas hetimeve autori i ngjarjes 48-vjeçari me iniciale A. (P). D., është shpallur në kërkim, ndërsa vëllai i të lënduarit është proceduar në gjendje të lirë.

Vëllai i të plagosurit, 41-vjeçari me iniciale E. M., gjatë konfliktit ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për “Plagosja e rëndë me dashje” e cila rëndon mbi autorin dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” për vëllain e të plagosurit.

 

Top Channel